UBT

Pacolli ultimatum 10 ditësh LDK’së dhe Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli gjatë një intervistë në televizionin publik që do të transmetohet sonte në mbrëmje i ka dhënë ultimatum Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën është në koalicion dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bëjnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve. Nesë një gjë e tillë nuk do të ndodhë Pacolli do të zgjedh opsionin tjetër duke formuar institucionet me Koalicionin PDK -AAK-NISMA.

Aktualisht PAN bashkë me Lista Srpska dhe pakicat, në njërën anë, dhe LAA dhe Vetëvendosje, në anën tjetër, kanë numër të barabartë të votave, 60 me 60. Kjo është bërë e qartë kur PAN ka kërkuar në seancën e 3 gushtit shtyrjen e seancës për konsultime shtesë.

PAN në vazhdimësi ka kërkuar mbështetjen e ndonjë deputeti të AKR’së që t’ua bëjë numrat.

Eco Higjiena

Por deri më tani në ndihmë u ka dalë vetëm deputetja e LDK’së Teuta Rugova e cila ka ngritur dorën pro PAN’it në Kuvend.

Por, si duket tani ka gjasa të lëviz dhe kreu i AKR’së Behgjet Pacolli, i cili në një intervistë në RTK për gazetarin Ridvan Berisha, i ka dhënë ultimatum Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes që të tregojnë përfundimisht nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve.

Pacolli e ka bërë të qartë se nëse LDK dhe Vetëvendosje nuk e bëjnë të qartë se i kanë numrat vendi nuk do të vazhdojë të mbetet në bllokadë dhe se ai do t’i bashkohet PAN’it për formimin e institucioneve. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.