ARKATANA

NATO: Transformimi i FSK-së në Ushtri nuk e ndikon misionin e KFOR-it në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot në Bruksel është mbajtur një takim i këshillit ushtarak të NATO-s në lidhje me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Takimi i këshillit ushtarak të NATO-s në Bruksel njoftoi sot se KFOR-i do të vazhdojë të monitorojë situatën e sigurisë në Kosovë dhe po punon nën mandatin e OKB-së, e cila siç u theksua, nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së, shkruan rtv.rs, përcjell lajmi.net.

“NATO po monitoron situatën e sigurisë në Kosovë për 19 vjet dhe është ende në pozicion për të shqyrtuar angazhimin tonë me FSK-në nëse mandati i tyre ndryshon”, tha Stuart Pitch, kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se misioni ushtarak i NATO-s nëpërmjet forcave të KFOR-it në Kosovë nuk ndikohet nga transformimi i FSK-së në Ushtri.

Eco Higjiena

Nga takimi i parë i Komitetit Ushtarak të NATO-s këtë vit, shefat e Shtabit të Përgjithshëm të shteteve anëtare kanë thënë se aleanca do të vazhdojë të mbështesë KFOR-in në misionin e sigurimit të kushteve të sigurisë në Kosovë.

“Çdo ndryshimi në prani të forcave të NATO-s në Kosovë, do të kushtëzohet nga situate në terren, jo nga afatet”, tha Pitch.

Ai theksoi faktin se NATO dhe Ballkani Perëndimor ndajnë një interes të përbashkët kur bëhet fjalë për sigurinë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit.

Takimi i Komitetit Ushtarak të NATO-s vuri në dukje gjithashtu nevojën për të forcuar komunikimin strategjik dhe angazhimin e Aleancës në luftën kundër dezinformimit në rajon. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.