Fundamenti

Premtimi i fortë i Haxhi Krasniqit për vitin 2019

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti 2018 ka qenë fantastik për Haxhi Krasniqin. Boksieri kosovar gjatë vitit që shkoi u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist.

Mirëpo, junikasi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ai përmes një postimi në “Facebook” e ka rikonfirmuar objektivin e tij jetësor.

Krasniqi synon të bëhet shqiptari i parë kampion bote.

Ai është duke punuar në këtë drejtim dhe nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ëndrra e tij e kamotshme.

KKVITI

“Në vitin 2019 dua të bëhem kampion i botës”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.

Ai ishte dy herë shumë afër titullit të kampionit të botës, por dështoi në duelet vendimtare.

Por, këtë radhë ai duket i vendosur për ta realizuar ëndrrën e krejt shqiptarëve, por për t’i bërë krenarë edhe gjermanët, të cilët i përfaqëson po ashtu në boks.

Krasniqi së fundmi i kaloi pushimet në Dubai me të fejuarën e tij, Heidi Lushtaku, ndërsa tash i ka përvjelë mëngët dhe ka nisur të përgatitet për sfidat e rëndësishme që e presin këtë vit, me fokus kryesor titullin e kampionit të botës.

Haxhi Krasniqi për momentin është boksieri më i mirë shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.