UBT

Ambasadori gjerman: Nuk ka afate për marrëveshjen Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, ka komentuar dialogun Kosovë – Serbi, arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe vendosjen e taksës.

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, ka thënë se nuk ekzistojnë afate për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Ne shpresojmë që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të rivendoset sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të bëhet përparim”, tha Schieb për “Veçernje Novosti”.

Këto komente Schieb, i bëri pasi në mediat serbe kishin shkruar se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, kishte kërkuar që dialogut t’i jepej fund në fillim të qershorit.

Mobi Casa

I pyetur nëse Berlini do të ushtronte më shumë presion ndaj Kosovës për të tërhequr taksën 100 për qind të mallrave serbe, ambasadori gjerman, ka thënë se janë në kontakt me autoritetet në Prishtinë, dhe se disa herë e kanë bërë të qartë, edhe përmes ministrit të Jashtëm, se e kundërshtojnë këtë masë duke i bërë thirrje Prishtinës që ta tërheqë vendimin.

Schieb tha se Berlini zyrtar është i mendimit që dialogu Kosovë – Serbi që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian ta ruajë formatin e tij dhe të mbetet në këtë format që është duke u zhvilluar, transmeton Lajmi.net.

Duke deklaruar se është e vërtetë që çështja e Kosovës duhet të zgjidhet përpara se Serbia të anëtarësohet në BE dhe se ky është një nga kushtet më të rëndësishme që duhet të plotësohet për anëtarësim, Schieb theksoi se Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.