Eko Higjiena

Aktivizohet policia, nuk i toleron kafiteritë që bezdisin me zhurmë qytetarët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan, Policia e Kosovës njësitet sektoriale kanë pranuar një informatë lidhur me një rast “Prishje e rendit dhe qetësisë Publike”, në vendin e ngjarjes mësohet se i dyshuari Shqiptar shtetas i Kosovës pronar i kafiterisë “Living Room” shkakton zhurmë përmes muzikës me tonë të lartë duke i bezdisur banorët që jetojnë përreth kësaj kafiterie.

Policia e Kosovës njësitet sektoriale, në dy ditët e fundit kanë shqiptuar edhe tetë fletë paraqitje tjera kryesisht në lagjen “Dardania” për të njëjtat ankesa nga ana e qytetarëve që banojnë për rreth.

Hidromorava

Rastet e kompletuara veç e veç i dërgohen Gjykatës njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/