ARKATANA

Hoxhaj: Në shkurt do të ketë një takim në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Delegacioni Shtetëror për Bisedimet me Serbinë të mërkurën do ta paraqesë platformën për dialogun e Brukselit, në të cilën do të qartësohen edhe temat që do të diskutohen ndërmjet të dyja vendeve. Megjithëse ende nuk dihet data se kur do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës e Serbisë, zëvendëskryeministri dhe njëherësh anëtari i ekipit negociator Enver Hoxhaj ka thënë për gazetën “Zëri” se një takim tjetër do të zhvillohet gjatë muajit shkurt, shkruan gazeta “Zëri”.

Delegacioni Shtetëror sot bën një muaj prejse është formuar, ndërsa nesër (e mërkurë) do ta paraqesë platformën për fazën finale të dialogut me Serbinë. Në mesin e temave për të cilat përgatitet të përfshihen në këtë platformë janë të zhdukurit, të zhvendosurit, trashëgimia kulturore, të drejtat e minoriteteve, pronat, çështjet ekonomike dhe po ashtu edhe drejtësia tranzicionale. Kjo është konfirmuar nga bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror, Shpend Ahmeti, pas takimit koordinues për temat e dialogut. “Ndër temat që do të përfshihen janë të zhdukurit, të zhvendosurit, trashëgimia kulturore, të drejtat e minoriteteve, pronat, çështjet ekonomike dhe po ashtu edhe drejtësia tranzicionale ose kërkesat që ne si Kosovë duhet t’i ngremë karshi Serbisë”, ka thënë Ahmeti.

Eco Higjiena

Kurse zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili është edhe pjesë e delegacionit shtetëror ka thënë për “Zërin” se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë nëse do të jenë pjesë e takimit të radhës në Bruksel në kuadër të dialogut, megjithatë ai ka thënë se në muajin shkurt do të jetë një takim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.