Fundamenti

Arifi: Qeveria Kurti, kampione në përdorimin e buxhetit të shtetit për interesa partiake

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qeveria në detyrë në tetorin e këtij viti, ka miratuar rritjen e pagës minimale, vendim ky që pritet të hyjë në fuqi që nga janari i vitit 2026.

Paga minimale, e cila aktualisht është 350 euro, do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa nga 1 korriku do të bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Analisti politik, Avni Arifi, në një prononcim për GazetaBlic, e konsideron këtë vendim si një lëvizje elektorale dhe me bazë të dobët ligjore.

Sipas Arifit, pushteti aktual po e përdorë buxhetin e shtetit në funksion të interesave partiake.

United Hospital

“Kjo qeveri është kampione në rajon në përdorim të buxhetit të shtetit për qëllime të partisë”,tha ai, duke u shprehur i sigurt se varësisht nga rezultatet e sondazheve “ Kurti do shpërndaje para të shtetit”.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Supreme, ai thotë se vendimet e ndërmarra nuk kanë bazë të fortë ligjore dhe se secila qeveri, përfshirë edhe një qeveri potenciale të Vetëvendosjes, do i rishikojë këto vendime.

“Pas vendimit të gjyjatës supreme, të gjithë e dinë se këto veprime kanë mungesë të bazës ligjore dhe çdo qeveri e re, duke përfshirë edhe një qeveri potenciale të VV-së, do t’i rishikon këto vendime”, përfundoi analisti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.