Kamenica shtynë afatin e faljes së borxheve të tatimit në pronë
Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka vazhduar afatin ligjor mbi faljen e borxheve deri më 1 shtator 2017 dhe ka kërkuar nga qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi sepse pas kësaj date procedurat ligjore vazhdojnë përmes përmbaruesit.
Në njoftimin e drejtorisë për buxhet dhe financa thuhet: Qytetarë të nderuar!
Ju njoftojmë se është vazhduar afati i ligjit mbi faljen e borxheve deri më 1 shtator 2017, luteni që të shfrytëzoni mundësinë e faljes së borxheve, pas kësaj date procedurat ligjore do të vazhdohen nga përmbaruesit.
Ju mund të kontaktoni me Zyrën Komunale të Tatimit në Pronë e cila gjendet në objektin e ri të komunës, kati i parë.
Prandaj ju lutemi ta shfrytëzoni këtë mundësi të ofruar thuhet në njoftim./rajonipress/


