Eko Higjiena

Nisin zgjedhjet e brendshme për kandidatin për kryetar të komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan njofton anëtarësinë dhe opinionin publik se gjatë afatit për pranimin e kandidaturave për kryetar komune, kemi pranuar vetëm një Deklaratë Kandidature. Ky formular kandidimi me nënshkrimet e nevojshme nga Këshilli i Qendrës së Gjilanit është dorëzuar nga Sami Kurteshi dhe është miratuar si i rregullt proceduralisht nga Komisioni.

Zgjedhjet e brendshme nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë – një anëtar, një votë – do të mbahen nesër, e mërkurë, 9 gusht 2017.

Anëtarët do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin Sami Kurteshi në shtatë vendvotimet të hapura:
1. Në zyre të Qendrës së LV – do të votojnë të gjithë anëtarët e pikave të qytetit, dhe pika e fshatit Velekincë.
2. Bresalc – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Bresalc, Kishnapole, Gadish, Ponesh dhe Verbicë e Zhegocit.
3. Cërnicë – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Cërnicë, Gumnisht dhe Vrapqiç.
4. Livoç i Ulët – anëtarët e pikës Livoç i Ulët.
5. Miresh – anëtarët e pikës Miresh
6. Përlepnicë – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Përlepnicë, Kmetovc, Shillovë dhe Verbicë e Kmetovcit.
7. Zhegër – në këtë vendvotim do të votojnë anëtarët e pikave: Zhegër, Lladovë, Llashticë Haxhaj, Nasalë, Selishtë dhe Shurdhan.

Uji Dea

E ftojmë anëtarësinë që të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre lidhur me këtë çështje.

Të gjitha vendvotimet do të hapen nga ora 14:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00.

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.