United Hospital

Haradinaj: Nuk do të hiqet taksa derisa njohja nga Serbia të mos jetë në tavolinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës përsëriti qëndrimin se taksa për produktet ndaj Serbisë nuk do të hiqet derisa njohja e shtetit të Kosovës të mos jetë në tavolinë.

Haradinaj në një konferencë për media nuk komentoi qëndrimin e Serbisë për bojkotimin e dialogut me Kosovën deri në heqjen e taksës, e as qëndrimin e Bashkimit Evropian përkitazi me këtë çështje, por tha se taksa nuk do të hiqet deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Kreu i ekzekutivit tha se Kosova është ulur në tavolinën e bisedimeve pa ndonjë kusht, por që nuk kanë dhënë rezultate.

“Ende vazhdojmë të pranojmë trupa të pajetë në kufi të Serbisë…. Asnjë certifikatë s’ju kanë dhënë Kosovës si kanë vdekur këta njerëz. Janë gjet Bajtanicë, Danub.. qysh kanë përfunduar… Ende s’kemi marrë informata qysh kanë vdekur ata njerëz, qysh ka ndodhë e le më ndonjë gjykatë. E Kosovës iu ka bërë gjykatë…”, tha Haradinaj.

Ai tha se derisa nuk do të njihet shteti i Kosovës nga Serbia, taksa do të vazhdojë, raporton Telegrafi.

“Qëndrimi jem është shumë e qartë… Derisa nuk është njohja në tavolinë…vazhdon”, tha Haradinaj, duke folur për taksën ndaj produkteve serbe.

United Hospital

Haradinaj ka folur edhe për përfshirjen e LDK-së dhe VV në dialogun me Serbinë. Sipas tij, lidershipi në Kosovë në të kaluarën ka dhënë prova për racionalitet.

“Edhe LDK dhe VV duhet ta shqyrtojnë rolin e tyre dhe ta fuqizojnë rolin e Kosovës në pozicionin negociues me Serbinë”, u shpreh ai.

Sipas tij, në rrafshin e brendshëm mund të vazhdojë ‘lufta për pushtet’, por siç tha ai politika e jashtme është diçka tjetër.

Ndryshe, Haradinaj nuk ka komentuar as përplasjet në Shqipëri rreth mosdekretimit të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë.

“Unë e du Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.