Uji Dea

Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in Gjerman

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Shkëlqim Dacin, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman si dhe Suzana Gorancin, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjatë këtij takimi ata pos që kanë bashkëbiseduar rreth një projekti të përbashkët të GIZ dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për digjitalizimin e të dhënave, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë dhe të GIZ-it Gjerman.

Suzana Goranci, përfaqësuese nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bëri me dije se për shkak të reformave që kanë ndodhur në Planifikimin Hapësinor secila komunë është obliguar të përgatis dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor si harta zonale dhe Planin Zhvillimor Komunal të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH-ja.

FIDANISHTJA

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë ka nderin që të punoj në këtë fushë me GIZ-in Gjerman dhe ministrinë përkatëse dhe u zotua se komuna e Vitisë do të përmbush të gjitha obligimet që dalin me ligjet në fuqi.

Kurse Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i Gjerman tha se ata janë në proces të përzgjedhje së një kompanie profesionale e cila do të ndihmoj komunat përfitues në përgatitjen e data bazave por do të japin edhe këshilla të tjera profesionale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.