ARKATANA

Ja pse duhet të pini një lugë çaji uthull molle para se të flini

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Do të ishte e kotë t’ju pyesnim në qoftë se e njihni uthullën e mollës pasi kemi folur aq shumë për të dhe e kemi sjellë vazhdimisht nëpër artikujt tanë.

E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E,acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim ky produkt është një depo vlerash ushqyese.

Por këto vlera shkojnë përtej shijes së mirë të ushqimit apo përdorimeve në fushën e kozmetikës dhe pastrimit të shtëpisë. Uthulla e mollës është një ekselir i vërtetë për shëndetin e njeriut.

Studimet e ndryshme kanë provuar që konsumimi i një luge çaji me uthull mollë ndikon drejtpërdrejt në 5 gjendet e mëposhtme shëndetësore.

1. Ndihmon të humbisni peshë: Siç dihet gjatë gjumit realizohet një proces shumë kompleks siç është filtrimi dhe eleminimi i toksinave nga trupi i njeriut. Uthulla e mollës jo vetëm që e përshpejton atë, por nxit metabolizmin të djegë sa më shumë kalori. Ajo ka fuqinë të shpërbëjë brumërat, kurse antioksidanti i saj kryesor, pektina, i jep trurit dhe trupit ndjesinë e ngopjes.

Hidromorava

2. Lehtëson dhimbjet e fytit: Uthulla e mollës ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që dobësojnë fuqinë vepruese të baktereve në rast virozash ose kur keni inflamacion të laringitit.

3. Ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak: Uthulla e mollës nxit prodhimin e insulinës në gjak dhe shpërbën karbohidratet toksike që qarkullojnë në organizëm dhe që çojnë në shfaqjen e diabetit.

4. Largon erën e keqe të gojës: Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Uthulla e mollës vret bakteret dhe i jep një ndjesi freskie gojës suaj.

5. Trajton acidet gastrike të stomakut: Uthulla e mollës rivendos pH-in normal të stomakut dhe neutralizon acidet gastrike falë veprimi të saj anti-inflamator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.