Katër kilogramë më të lehtë në javë me mollët japoneze
Gjatë kësaj periudhe kohore, pra në stinën e dimrit, rreziku për të shtuar kilogramë shtesë rritet në masë të madhe. Mirëpo, mos u brengosni: dimë për një dietë njëjavore që bazohet kryesisht në mollët japoneze, që do t’ju ndihmojnë ta rregulloni trupin dhe linjat tuaja trupore.
Vërejtje: Para fillimit të dietës, këshillojeni së pari mjekun tuaj, sepse janë disa njerëz që kjo pemë nuk u shkon për shtati, sidomos atyre personave që vuajnë nga sëmundjet gastrointestinale shkaku i pranisë së taninës në fryt dhe personave që vuajnë nga diabeti – sepse mollët japoneze e shtojnë nivelin e sheqerit në gjak. Nëse gjithçka është në rregull në këtë drejtim, merrni mollët japoneze dhe filloni dietën. Hani një pemë në ditë, e dietën duhet ndryshuar: Ditën e parë – propozimi numër 1, Ditën e dytë – propozimin numër 2 dhe kështu me radhë për 7 ditë.
OPSIONI NUMËR 1:
Kafjalli: 1-2 mollë japoneze; Dreka: 200 gramë djathë pa yndyrë dhe një vezë të zier; Darka: 200 gramë speca të kuq, çaj me një lugë mjaltë.
OPSIONI NUMËR 2:
Kafjalli: 100 gr mish të bardhë të zier të pulës, sallatë lakre ose trangull të freskët, kafe pa sheqer; Dreka: Supë me perime, dy rriska bukë të thekur, 150 gramë jogurt natyral; Darka: 1-2 mollë japoneze.
(Kosova Sot)


