Fundamenti

Eide: Prishtina e Beogradi të arrijnë marrëveshje tani, ngecja është shumë e rrezikshme

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-emisari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Kai Eide, ka thënë sot se ngecja në dialogun Kosovë-Serbi është e papranueshme dhe se një zgjidhje mes palëve duhet të gjendet tani.

“Një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar raportet duhet të gjendet tani, për të krijuar stabilitet në rajon dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Eide në rrjetin social Twitter, në internet.

“Hapat e tjerë që pengojnë marrëdhëniet mes palëve duhet shmangur”, ka këshilluar ai.

Mobi Casa

“Bisedimet duhet të fillojnë. Ngecja e vazhdueshme politike është shumë e rrezikshme”, ka përfunduar ai.

Shkrimi i Eides i ka pëlqyer presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili te diplomati ka gjetur një aleat në përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje me Serbinë, që nënkupton ndryshimin e kufijve.

Thaçi e ka falënderuar ish-diplomatin norvegjez për përkrahjen e dhënë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.