UBT

Viti i vjetër

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Xhemë Karadaku

O, natën e Vitit të Ri
Bredhi i stolisur- ra!
Si ngjau kjo ndodhi?
Jo, askush nuk e pa!

Në Shesh – i shtrirë,
Dukej krejt i mpirë!
Një gjysh foli i pari:
-U rrëzua nga acari!

Tjetri tha nga habia:
-Ra nga pagjumësia!
E, pastaj foli një tip:
-I ngrati paska grip!

Hidromorava

Një djalë i mprehur
Tha me zë babushi:
-Oh, e paskan dehur
Fort me raki rrushi!

Babadimri kur e pa:
-Kjo – s’është shaka!
Si asnjëherë n’Festë
Bëri rreptë protestë.

-E di kush ka sherr!
Dhe shënoi në letër:
-Krejt fajin – e merr,
Ai Shtrigani i Vjetër!