ARKATANA

Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën përmbyllëse të dialogut Prishtinë – Beograd

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafa, në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, z. Fatmir Hasani, sot i’u drejtua zyrtarisht Komisares së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, znj. Frederica Mogherini; Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe bashkëdrejtuesve të Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës, z. Shpend Ahmeti dhe z. Fatmir Limaj.

Kërkuam përfshirjen e Luginës së Preshevës në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në këtë shkresë është theksuar se Marrëveshja eventuale përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është mundësi edhe e zgjidhjes së problemeve jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

KKVITI

Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitim të institucioneve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga titujt e lartpërmendur, përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.

Përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqen afatgjate dhe midis popujve në Ballkanin Perëndimor./rajonipress/