Fundamenti

Demhasaj e bën sefte te Luzerni, shënon në minutat e fundit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkëlqim Demhasaj ka shënuar një gol të rëndësishëm për Luzernin, duke bërë sefte me klubin e tij të ri, shkruan IndeksOnline.

Kosovari shënoi në minutat e fundit në barazimin 2 me 2 kundër Grasshopers, në një ndeshje tejet të ashpër.

21-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 41-të, duke zëvendësuar të lënduarin Itten. Ai bëri një ndeshje të mirë, ku në minutën e 89-të erdhi edhe te goli i tij i parë me këtë fanellë.

Fundamenti

Goli i Demhasajt shkaktoi probleme afër portës, duke shtyrë kështu dy futbollistë të ndëshkohen me kartonë të kuq, Juric për Luzernin dhe Lavanchy për Grasshopersin.

Kujtojmë se Demhasaj kishte luajtur për Schaffhausen, klub ky që bënë gara në Ligën e Parë të Zvicrës./IndeksOnline/