United Hospital

Të rinjtë e AAK-së: Rexhep Kadriu, më meritori për kryetar të Gjilanit

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rexhep Kadriu është arkitekti i qytetit si me profesion, vizion, ashtu edhe me ide, tash është nënkryetar komune që shumë projekte akute janë përfunduar me sukses nga ai dhe ne kemi nevojë për këtë njeri si qytetarë, na nevojitet që të jemi të komunikueshëm në rolin qytetar – kryetar, studimet dhe diplomimi në arkitekturë i japin vizion në projektet e qytetit, z. Rexhep Kadriu që ka në vazhdimësi rregullimin e sheshit, stadiumin e qytetit qe është më se i nevojshëm dhe rregullimin e rrugëve dytësore për të ju dhënë alternativa tjera qytetarëve, si dhe vazhdimin e projekteve tjera me rendësi të madhe në qytet rregullimin e rrugës me katër korsi nga hyrja e Ferizajit për në qytet.

Gjilani dhe Anamorava janë zona që totalisht janë lënë anash edhe nga niveli qendror, por edhe ai lokal. Gjilani është keq, për më keq se kaq, Gjilani vazhdon të mbetet zona më e varfër në Kosovë, veç për fajin tonë. Gjilani si qytet është ngulfatur me ndërtime,qytetit tone i nevojitet një arkitekt, duhet një zgjidhje nga kaosi i rrugëve në qytet na duhen rrugë alternative në qytet sidomos kur vijnë mërgimtarët në pushime në stinën e verës që bllokohet qyteti nga dendja e veturave dhe kolonat e gjata. Gjilani ka nevojë për një arkitekt. Kështu vlerëson Arlind Vokshi kryetar i të rinjve të AAK-së dega në Gjilan.

Sipas tij Rexhep Kadriu është arkitekti i qytetit si me profesion, vizion, ashtu edhe me ide, tash është nënkryetar komune që shumë projekte akute janë përfunduar me sukses nga ai dhe ne kemi nevojë për këtë njeri si qytetarë, na nevojitet që të jemi të komunikueshëm në rolin qytetar – kryetar, studimet dhe diplomimi në arkitekturë i japin vizion në projektet e qytetit, z. Rexhep Kadriu që ka në vazhdimësi rregullimin e sheshit, stadiumin e qytetit qe është më se i nevojshëm dhe rregullimin e rrugëve dytësore për të ju dhënë alternativa tjera qytetarëve, si dhe vazhdimin e projekteve tjera me rendësi të madhe në qytet rregullimin e rrugës me katër korsi nga hyrja e Ferizajit për në qytet.

Vokshi mendon se Gjilanit i nevojitet një humanist, se Rexhep Kadriu është shpirti i humanizmit, e dëshmon se ai iu ndihmon familjet në nevojë, ku shumë prej tyre janë bërë me shtëpi të reja që janë ndërtuar nga humanizmi e zemërgjerësia e tij ndaj popullit në përgjithësi, po ashtu nga lëmia edukativo-arsimore, shumë studentë përfitojnë bursë nga paga e nënkryetarit të partisë dhe ua mundëson këtyre studentëve me nevojë për financim të studimeve universitare.

Hidromorava

I pamohueshëm edhe ndihmës edhe për familjet me asistencë sociale dhe njëashtu u ndihmon edhe personave me aftësi të kufizuara në bashkëpunim me Hendikosin, duke ju dhenë donacione dhe shumë organizatave tjera që janë për personat në nevojë gjegjësisht me aftësi të kufizuara.

Gjilanit i nevojitet një kryetar komunikativ me qytetarët dhe Rexhep Kadriu është personi i duhur për këtë qytet, është i komunikueshëm ku çdo ditë takohet me qytetar për t’i dëgjuar hallet e tyre, çdo ditë merr ide dhe përkrahje, është njeri i hapur me të gjithë, e jo arrogant si kryetarët e tjerë që ishin, një njeri me mendje të hapur për çdo qytetar të qytetit, komunikimi është arma kryesore që të jemi së bashku për t`i zgjidhur problemet e çdo qytetari të qytetit, Gjilanit nuk i duhen personat që janë me vepra penale dhe aktakuza të ngritura në gjyqësor, por kurrë më shumë se tani i duhen njerëz që janë të pastër në punën që e bëjnë, dhe këto veti më së miri i posedon Rexhep Kadriu, që tashmë me punën e tij si nënkryetar e ka dëshmuar dhe me përkrahjen e të gjithë neve do ta dëshmojmë se njerëz si ky meritojnë përkrahje.

Gjilani ka nevojë për këtë njeri siç është Rexhep Kadriu, ka nevojë për një ndryshim radikal, se kryetarët e mëhershëm vetëm sa e kanë ngulfatur këtë qytet të mrekullueshëm, ky njeri i nevojitet çdo qytetari për të ecur përpara dhe zgjidhje e shumë probleme aktuale të këtij qyteti që se meriton të jetë në këso gjendjesh që ka qenë deri më tani.

Pra, Gjilani ka nevojë për një kryetar rezident, i cili 24/7 është në shërbim të qytetarëve. I përket profilit të një udhëheqësi, që kërkon angazhim dhe përgjegjësi, për çdo herë e vë veten në ballë të aktiviteteve fizikisht dhe materialisht, duke treguar mirëkuptim për punëtorët, por asnjë fije tolerance për ata që marrin përgjegjësi e nuk arrijnë t’i kryejnë ashtu siç zotohen ka thënë kryetar i Aleancës së të Rinjëve (ARK) të Gjilanit, Arlind Vokshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.