ARKATANA

Haziri falënderon shtetin e Zvicrës dhe gjithë shqiptarët për vendosjen e pllakës së shtetit të Kosovës, DANKE!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Falë angazhimit të bashkatdhetarëve tanë të shumtë në shtetin e Zvicrës në bashkëpunim edhe me kryetarin e Zurich dhe me mbështetje të presidentes zvicerane, Michel Calmy Rey, kemi vendosur pllakën falënderuese në Stadhouse në Zurich”.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ishte koordinues ndërshtetëror në emër të Qeverisë së Kosovës, në këtë program të bashkëpunimit Zvicër – Kosovë.

Uji Dea

“Me mbështetjen që kemi marrë nga udhëheqësit e Zvicrës si kryetari i Zurich, pastaj presidentja e nderuar Michel Calmy Rey, kemi arritur që pas popullit të Çekisë i cili në vitin 1968 ka vendosur pllakë të tillë, të vendosim ne pllakën e cila falënderon shtetin e Zvicrës për gjendjen e krizës në të cilën gjendej Kosova në vitin 1998-99. Me këtë rast falënderoi në veçanti Alkibut Ibalin, Ismet Abdylin, Isa Dervishin, Flamur Bajramin, Isa Maliqin dhe qindra e mijëra shqiptarë që janë heronjtë e gjallë, të cilët me punën dhe angazhimin e tyre po bëjnë që të ndërtohet e zhvillohet Kosova dhe të prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjithandej”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri më tej ka vazhduar me “faleminderit bashkatdhetarëve, miqve, familjarëve dhe heronjve të gjallë të Kosovës (për inati të atyre që po na përbuzin publikisht ne bashkatdhetarëve dhe pinjollve tuaj). Për Zvicrën veç një Danke!”, përfundon fjala e kryetarit të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.