Mobi Casa

Hoti për Veselin: Një ditë na fyen, ditën tjetër na lut për unitet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Pak minuta pasi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, lëshoi akuza për partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, të cilat sipas tij nuk po bëhen pjesë e Dialogut me Serbinë me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet, ka reaguar shefi i GP të LDK’së, Avdullah Hoti.

Zyrtari i LDK’së tha se Veseli një ditë fyen opozitën, ditën tjetër e lut për unitet ndërsa një ditë tjetër kacafytet me ndonjë deputet.

“Z. Veseli, një ditë e fyen e opozitën, tjetrën ditë e lut për unitet, e një herë tjetër kacafytet me ndonjë deputet”, shkroi Hoti në Facebook.

Unifikimi, sipas tij, arrihet me pranim të përgjegjësisë që secili ka në kapacitetet e veta respektive, ndërsa kërkoi nga Veseli që të pranojë përgjegjësinë për, siç tha, “dështimet që koalicioni PAN i ka sjell Kosovës gjate këtij viti”.

ARKATANA

“Ai duhet të pranojë se koalicioni PAN nuk ka fuqi të qeveris në mënyrë demokratike me Kosovën. Ai duhet të pranojë se si Kryetar i Kuvendit ka dështuar të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit, pasi të gjitha seancat e sesionin vjeshtor, nga data 13 shtator 2018 e këndej, janë të hapura”, theksoi Hoti.

Tutje, shefi i deputetëve të LDK’së tha se Veseli, në vend të pranojë këto përgjegjësi, “ai bëri pazar me Buxhetin e Shtetit për të siguruar votat për kalimin e buxhetit për 2019 në lexim të parë. Ndërkaq, leximin e dytë e shtyn në vitin tjetër, duke krijuar vështirësi në ekzekutimin e shpenzimeve në fillim të vitit që vjen”.

Ne, tha Hoti, po punojmë për të unifikuar skenën politike për të ndryshuar këtë lloj të qeverisjes dhe atë, thotë ai, “e kemi arritur”.

“Opozita e sotme është shumë më e fuqishme se koalicioni PAN, si me numra në Kuvend ashtu edhe me mbështetje qytetare. Qeverisja e ardhshme e kësaj opozite do të adresojë strukturalisht të gjitha dëmet që koalicioni PAN i ka bërë Kosovës në vetëm një vit të qeverisjes. Kosovës i duhet qeverisje që punon për 20 vitet ardhshme, e jo politikanë oportunistë që çdo veprim të tyre e peshojnë në raport me votat e mundshme në zgjedhjet e ardhshme”, tha në fund Avdullah Hoti, Shef i Grupit Parlamentar të LDK’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.