Eko Higjiena

Mustafa: LDK nuk është kundër dialogut, por ai të riformatizohet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se institucionet e Kosovës nuk mund të kryejnë procesin e dialogut, pasi që duhet të jetë një pajtueshmëri më e gjerë e forcave politike në Kosovë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës vlerësoi se duhet të ketë zgjedhje.

“Duhet të ketë riformatim të dialogut, nuk mund të ketë dialog nëse nuk ka gjithë përfshirje, ose nuk ka transparencë ndaj subjekteve kryesore politike brenda vendit, kështu si është, unë dyshoj se dialogu do të jetë i suksesshëm”, tha Mustafa.

Sipas tij riformatimi i dialogut duhet të bëhet përmes zgjedhje të reja, ose përmes një organizmi radikal, që do të thotë një përfaqësim krejt tjetër në procesin e dialogut.

Fundamenti

“Ne për atë mund të japim propozimet tona, edhe idetë tona, por kështu si është që do të thotë që ne të jemi “bishti’, nuk do të bëhemi pjesë”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, vlerësoi se taksa 100 % të qeverisë së Kosovës, ka pasur vend.

“Çdo gjë vendim ndaj Serbisë, është i arsyeshëm, ajo po bën propagandë kundër Kosovës, ajo na ka nxjerrë probleme për Interpol, ne kemi nënshkruar marrëveshje edhe ka dy herë”, tha Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.