ARKATANA

“Blick” e fut Thaçin në listën e liderëve që pritet të lënë gjurmë në vitin 2019

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në një artikull të publikuar ku flitet për nëntë liderët më të fuqishëm të botës, gjendet edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Në të njëjtën listë me Donald Trump, Emmanuel Macron, Angela Merkel, Nancy Pelosi, Vladimir Putin, Mohammed bin Salman, Theresa May e Viorica Dancila edhe presidenti i Kosovës konsiderohet si një nga liderët më të mëdhenj në botë, shkruan lajmi.net

“Blick” duke analizuar ndodhitë në Kosovë dhe formimin e Ushtrisë përkundër kundërshtimeve të Beogradit e ka konsideruar presidentin e Kosovës si një nga nëntë liderët më të suksesshëm të botës.

Gjithashtu, gazeta më e lexuar zvicerane siç duket e ka vlerësuar lartë edhe fjalimin e presidentit Thaçi në Këshillin e Sigurimit.

Fundamenti

“Blick” ka shkruar se presidenti i Kosovës do të parandalojë një konflikt tjetër të madh në Ballkan.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si kryeministër në 2012 i shtrëngoi duart me homologun e atëhershëm serb. Këtë vit, marrëdhënia mes dy vendeve është përkeqësuar përsëri. Një zgjidhje e mundshme për konfliktin e bllokuar në Kosovë ishte shkëmbimi i një rrethi verior në Kosovë për një territor serb të banuar kryesisht nga shqiptarët. Në dhjetor, Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së vet. Serbia, e cila kurrë nuk e ka njohur shkëputjen e Kosovës u tërbua. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh me nguti, gjithashtu erdhi deri te fjalosjet. Do të jetë detyrë e Thaçit për vitin 2019 që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin.”, shkruhet në artikullin e “Blick”, për presidentin Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.