UBT

Riad Rashiti caktohet shef i shtabit zgjedhor të PDK-së

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës e ka marr seriozisht mesazhin përmes votës nga qytetarët e Gjilanit, të cilët në zgjedhjet nacionale nuk ishin të kënaqur me ofertën e koalicionit të PAN-it, si rezultat i kësaj, PDK në Gjilan tani është e përkushtuar maksimalisht që për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, të përgatitet mirë dhe t`i ofrojë qytetarëve programin më të mirë qeverisës për katër vitet e ardhshme, kandidatin më të mirë për kryetar të Gjilanit dhe listën më të mirë për asambleist të Kuvendit Komunal. Dhe si rezultat i këtij qëllimi, dega e PDK-së në Gjilan ka zgjedhur për shef të shtabit zgjedhor Riad Rashitin.

PDK do të jetë alternativa e vetme serioze në zgjedhjet lokale, qytetarët e Gjilanit e din shumë mirë, se cili subjekt ka qeverisur më së miri me komunën e tyre që nga pas lufta e këndej. Të gjithë ata që duan ta dinë, e shohin dallimin në mes të mirës dhe të keqes, dikur kur komuna qeverisej mirë dhe zhvillohej nga PDK dhe nën udhëheqjen e ish-kryetarit të komunës Qemajl Mustafa, dhe tani kur skajshmërisht Gjilani po keq qeveriset nga LDK dhe nga Lutfi Haziri i cili aq keq e ka degraduar jetën institucionale dhe që e ka rrënuar plotësisht perspektiven e qytetarit të Gjilanit.

FIDANISHTJA

Në katër vitet e ardhshme, udhëheqja e komunës së Gjilanit nga PDK-ja është nevojë dhe domosdoshmëri për ta ri-kthyer gjendjen normale në funksionimin e institucioneve, ofrimin e shërbimeve më të mira, rritjen e investimeve serioze në projekte zhvillimore, ndaljen e korrupsionit të lartë që është instaluar në institucionet komunale, ndaljen e shkatërrimit të qytetit nga ndërtimet pa leje, ndaljen e rrënimit të fabrikave dhe shndërrimin e tyre në banesa kolektive, kthimin e oksigjenit në qytetin e Gjilanit që e ka shkatërruar gjelbërimin dhe nga ndotja e pashembullt që e ka krijuar qeverisja e LDK-së.

PDK e ka kandidatin fitues dhe më të mirë për kryetar të Gjilanit, e gjithashtu do të ketë listën më të mirë për asambleistë në zgjedhjet lokale të tetorit. Qytetarët e Gjilanit nuk kanë më shumë kohë për të humbur dhe për të dhënë besimin e tyre në adresa të gabuara, ata kësaj radhe do ta japin votën e tyre vetëm aty ku kanë siguri se nuk do ti keqpërdoret besimi i tyre ka thënë Riad Rashiti, shef i shtabit zgjedhor i degës së PDK-së Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.