Pjeshka si ilaç popullor: Binduni në fuqinë e pabesueshme të çajit dhe lëngut të pjeshkës
Pjeshka është e lëngshme dhe shumë e shëndetshme. Përmban sheqer, karotinë, acide pemësh, proteina, niseshte, përbërës mineralesh, vitamina A, B, C dhe hekur. Përdoret në mjekësi dhe në ushqim.
Përmban edhe të gjitha vitaminat e grupit B, vitamina C, vitamina E dhe vitamina H. Ndikon pozitivisht në: akne, anemi, astmë, sëmundjet e lukthit, të dhëmbëve, gojës dhe buzëve, sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut, bronkiti, mbipesha, depresioni, të vjellat dhe mundimet
ÇAJI NGA GJETHET E PJESHKËS
Kundër të vjellave në shtatzëni – 50 gr gjethe të thata të pjeshkave i përzieni me 5 decilitra ujë të vluar, e mbuloni deri të ftohet. Gjatë natës e ruani në frigorifer. Në mëngjes e ngrohni dhe e pini në lukth të thatë. E pini çdo 2 orë të njëjtën sasi. Për forcimin e mëlçisë, lukthit dhe mushkërive – 30 gr gjethe i përvëloni me gjysmë litër ujë ose qumësht. Kur të ketë pushuar 5 deri 10 minuta procedoni, e pini 3 herë në ditë nga një gotë.
(Kosova Sot)


