Eko Higjiena

Ne po ofrojmë kompromis

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se në takimin e së premtes që është mbajtur në mes të përfaqësuesve të partive politike, në të cilin ishte i pranishëm edhe kryesuesi i seancës konstitutive, PAN-i dha një propozim për tejkalimin e kësaj situate.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Sherifi ka thënë se PAN-i ka shprehur gatishmëri të bëjë kompromis duke hequr dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, për të propozuar një kandidat tjetër, me kusht që Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.

ARKATANA

Ai ka treguar se këtë ofertë LV-ja dhe LAA-ja do ta kenë në dispozicion deri më 9 gusht. Sherifi ka thënë se LV-ja dhe LAA-ja nuk kanë koalicion sikurse në 2014-n. “Meqë nuk arrijnë ta bëjnë mazhorancën vetë, po dëshirojnë ta pengojnë konstituimin e Kuvendit duke e penguar zgjedhjen e Veselit kryeparlamentar”, është shprehur Sherifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.