Begzad Sinani prezanton para qytetarëve punën gjashtëmujore të vitit 2017
Kamenicë – Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, ka mbajtur debat me qytetarë, të parin për vitin 2017, në të cilin ka prezantuar punën për periudhën janar-qershor 2017.
Në fokusim të realizimit të punës për këtë periudhë, sipas projekteve dhe programeve të parapara për qeverisje, Kryetari Sinani, ka prezantuar projektet e realizuara në Infrastrukturë, Arsim, Shëndetësi përmirësimin e shërbimeve komunale, subvencionet e ndryshme, bashkëpunimin me Institucionet e Republikës Kosovës, donatorë e investitorë të ndryshëm.
Gjatë kësaj jave do të fillojnë punët në rregullimin dhe funksionalizim e ujësjellësve në Koretin, Kopërnicë, Kollolec dhe Shipashnicë, asfaltimi i rrugës kryesore në Kopërnicë, Stadiumi i qytetit dhe në procedura të tenderimit për fillimin e Ndërtimit të Urës së Topanicës, që nga dhënia e betimit jam zotuar se do të jem në shërbim të qytetarëve dhe realizim të kërkesave të tyre, kam garantuar se askush nga punëtorët e Administratës, Arsimit e Shëndetësisë nuk do të preket, nuk jam kthyer prapa dhe ne po vazhdojmë të punojmë në shërbim të qytetarëve pa dallime kemi të bëjmë me një Qeverisje Lokale të suksesshme, menaxhim të mirë financiar, kemi vendosur disiplinë financiare duke zvogëluar shpenzimet e panevojshme deri në 60% si dreka zyrtare, karburante për vetura, shpenzime të telefonisë, shpenzime të mëditjeve zyrtare etj duke mos rrezikuar shërbimet komunale dhe realizimin e projekteve dhe po e përmbyllim këtë mandat në mënyrë të suksesshme tha në fjalën e tij kryetari i Komunës Begzad Sinani.
Kërkesat e qytetarëve kryesisht ishin të natyrës së ndërtimit dhe të rregullimit të infrastrukturës, kryesisht të kanalizimeve, ujit, rrugëve, shkollave, etj. të cilave iu përgjigj kryetari i Komunës Begzad Sinani./rajonipress/


