UBT

Kriza ‘2’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas tre vjetësh Kosovës i është përsëritur kriza politike në Kuvend ashtu siç ishte parashikuar. Koalicioni PAN në mungesë të numrave nuk po merr pjesë në seancë, derisa lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA thonë se Qeverinë duhet ta bëjnë ata që e kanë shumicën parlamentare. Në zgjedhjet e vitit 2014 koalicioni fitues nuk kishte arritur për 6 muaj t’i formojë institucionet, shkruan sot, gazeta Zeri.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) nuk ka marrë pjesë në seancën e djeshme, në të cilën pritej të zgjidhej kryetari i Kuvendit. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Adem Mikullovci, ndonëse kishte thirrur seancën në orën 10:00 u detyrua ta përfundonte atë disa minuta pasi kishte filluar.

Kjo meqë në sallë ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA), por jo edhe ata të PAN-it. Andaj, pas konsultimit të kryesuesit Adem Mikullovci me LVV-në dhe me LDK-në seanca u ndërpre përfundimisht.

Mobi Casa

Me këtë rast u vendos që në orën 12:00 të mbahej një takim konsultativ me të gjitha grupet parlamentare për ta caktuar vazhdimin e saj.

Në këtë mbledhje, e cila zgjati më shumë se një orë, mori pjesë edhe koalicioni PAN, mirëpo sërish nuk pati dakordim mes partive politike. Kjo pasi koalicioni fitues kërkoi që të mërkurën të mbahet sërish mbledhje konsultative. Por pas këtij vendimi reagoi LVV-ja, e cila tha se nuk do të marrë pjesë në atë takim. Ndërkaq, LAA-ja konsideroi se një zvarritje e tillë po bëhet kryekëput për mungesë të numrave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.