Suliqi apel qytetarëve të Anamoravës: Përfitoni nga ligji i faljes së borxheve
Gjilan – Muhamet Suliqi kryeshef ekzekutiv në “Hidromorava” u ka bërë apel qytetarëve të Gjilanit, Kamenicës dhe të Vitisë që të përfitojnë nga ligji i faljes së borxheve që përfshinë datën 31.08.2017.
Muhamet Suliqi, drejtor i Kompanisë Regjionale e Ujit “Hidromorava”, ka thënë se furnizimi me ujë të pijes është duke u bërë 24 orë në ditë me disa përjashtime në pikat më të larta të qytetit.
Suliqi edhe njëher ka apeluar tek qytetarët që të shfrytëzojë të gjitha mundësit në mënyrë që të përfitojnë nga ligji për faljen e borxheve. “Shfrytëzojeni këtë të drejtë ligjore dhe mos humbni kohë sepse afati është vetëm deri më 31.08.2017” ka thënë Suliqi.
Duke folur rreth gjendjes dhe furnizimit me ujë Suliqi tha se niveli në Pendën e Përlepnicës ka një rënie prej 40 centimetra, ndërsa si kompani po shfrytëzojmë njëkohësisht të gjitha burimet për furnizim. “Përpos nga Penda, jemi duke shfrytëzuar edhe burimet tjera si zakonisht nga “Guri i Hoxhës”, pastaj burimin e “Bajës” dhe burimin nga fshati Velekincë. Vlenë të theksohet që uji është i pastërt, i garantuar me të gjitha analizat e nevojshme për tu konsumuar. Pikat në të cilat kemi mungesë të shtypjes në këtë kohë janë një pjesë e lagjes Arbëria, një pjesë të lagjes “Pireva”, rrugës së Prishtinës, lagjes së tetë, një pjesë të lagjes “Dardania” dhe disa lagje të tjera”, ka thënë Suliqi, duke potencuar se aty ku është e nevojshme do të veprohet edhe me zgjidhje alternative përmes makinerive të KRU “Hidromorava”. /rajonipress/


