Fundamenti

Haziri beson se Swiss Clinique do të bëhet krenaria e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në Swiss Clinique, ka deklaruar se shumë shpejtë regjioni i Gjilanit, ku përfshihet edhe Lugina e Preshevës, do ta ketë njërën nga klinikat më të avancuara në Kosovë.

“Vizitova njërin prej investitorëve më të mëdhenjë që vije prej Zvicrës tashmë me shërbimin në shëndetësi me klinikën e specializuar Swiss Clinique, nga pronari i kompanisë Kastro, e që është investitor i dalluar në komunën tonë”.

Hidromorava

“Është njëra prej shërbimeve shëndetësore më të mëdha që regjioni i Gjilanii do ta ketë, ku përfshihet edhe Kumanova, Presheva e Bujanoci. Shërbimi, mjekët, specializantët dhe përkujdesja, do ta lehtësoj jashtëzakonisht shumë këtë shërbim. Pres me padurim inaugurimin dhe besojmë shumë që ky investim do të jetë krenaria e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Pronari i kompanisë Kastro, njëherit edhe i Swiss Clinique, Bari Kastrati, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, përkujdesjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me këtë kompani./rajonipress/