Eko Higjiena

Drejtoria e Urbanizmit e pa kompromis ndaj ndërtuesve ilegal

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, është e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që janë në kundërshtim me ligjin e ndërtimit dhe me kushtet e kësaj drejtorie.

Kështu sot përmes sektorit të inspektorëve të ndërtimit ky resor ka bërë rrënimin e mbindërtimit dhe largimin e pengesave nga rruga të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe kanë qëllim pengimin e lëvizjes së lirë.

Me këtë rast drejtori Valon Shefkiu, ka thënë se si Drejtori gjatë gjithë kohës janë në terren përmes ekipeve përgjegjëse, të cilat monitorojnë ndërtimet në Komunën e Gjilanit dhe tek ndërtuesit e pandërgjegjshëm veprohet edhe me masën e rrënimit.

Hidromorava

“Sot kemi realizuar dy aktivitete të cilat kanë të bëjnë me një objekt ndërtimi dhe tjetri me largimin e një pengese në rrugë që ka penguar lëvizjen e qytetarëve. Në lagjen “Dardania”, konkretisht tek pronari i objektit të Basri Sulit, kemi bërë rrënimin e mbindërtimit, sepse i njëjti ka tejkalim dhe është ndërtim pa leje të lëshuar nga drejtoria jonë si organ që është kompetent për ndërtimet në Gjilan”, ka thënë drejtori, Shefkiu.

Gjithashtu Shefkiu ka thënë se edhe në lagjen e “Gllamës” është larguar nga rruga një pengesë prej dheut që është hedhur nga një pronarë i tokës atje dhe kjo ka qenë pengesë për banorët e kësaj lagjeje.

“Të dy këto aksione, kanë kaluar me sukses dhe falënderojmë asistencën e përhershme të Policisë së Kosovës e cila gjithmonë na mbështet në aksione të tilla”, ka thënë mes tjerash drejtori Shefkiu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.