Eko Higjiena

Hoxhaj: Mund ta ndërrojmë kandidatin për kryetar, por me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pas mbledhjes me kryesuesin e Kuvendit, Adem Mikullovci tha se PAN është koalicioni fitues dhe iu takon e drejta për ta propozuar kryetarin e Kuvendit.

Ai tha se i vjen mirë që kryesuesi e ka kuptuar që në një demokraci parlamentare duhet të ketë koordinim me partitë politike dhe se për mbajtjen e seancës ka rregulla.

“Nuk mund të hyhet në sallë kur të duash. Koordinimi politik është shumë i rëndësishëm në demokracitë parlamentare”, tha Hoxhaj, raporton Telegrafi.

Ai tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka treguar gatishmërinë për tërheqje dhe propozimin e një kandidati tjetër me parakushtin e vetëm që Kuvendi të votojë qeverinë Haradinaj, saktësisht të votohet në pako kryetari i Kuvendit dhe kryeministri.

ARKATANA

Shefi i GP të PDK-së tha se ka kërkuar që të mërkurën e ardhshme të mbahet edhe një takim konsultativ për seancën e ardhshme, por sipas tij, ende nuk ka datë se kur do të mbahet seanca.

Hoxhaj tha se kanë kërkuar nga kryesuesi të mos ndërmerr veprime e të thirr seancë pa koordinim me të gjitha partitë politike. Sipas tij, datat, çështjet teknike nuk duhet të shndërrohen në tema politike.

Ai tha se votimi i kryetari dhe qeverisë Haradinaj është proces i pandashëm dhe sipas tij konsensusi politik është i nevojshëm edhe pas formimit të institucioneve. “Nëse kishim pas konsensus politik para dy viteve qytetarët do të lëvizin lirshëm”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.