Fundamenti

Ku janë numrat?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për dy muaj drejtues të koalicionit PAN kanë deklaruar vazhdimisht se i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend për ta zgjedhur kryeparlamentarin dhe për ta formuar Qeverinë. Por, në tentativën e tyre të parë ata nuk i kishin numrat as për ta shtyrë seancën për dy orë e lëre më për ta “rehatuar” Kadri Veselin. E vetmja votë e tyre e “kontrabanduar” ishte Teuta Rugova.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) dështoi ta zgjedhë Kadri Veselin kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën e ftuar për ditën e djeshme, duke i demantuar kështu drejtuesit e këtij koalicioni se i kanë votat e nevojshme të deputetëve.

Seanca e 3 gushtit nisi me vonesë dhe pa praninë e PAN-it, por edhe pas ardhjes së deputetëve të këtij koalicioni u kërkua që zgjedhja e kryetarit të shtyhej për dy orë.

Pas shumë mospajtimeve mes blloqeve politike, drejtuesi i seancës, deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, mbylli seancën rreth orës 12:00, ndonëse 60 deputetë votuan pro shtyrjes dhe 60 të tjerë ishin kundër saj.

United Hospital

Megjithatë, ndonëse seanca u thirr sërish në orën 15:00 të së enjtes, koalicioni PAN vendosi ta bojkotojë unanimisht atë.

Me këtë rast Mikullovci e shpalli sërish të përfunduar seancën, duke e thirrur vazhdimin e saj për sot, në orën 10:00. Pavarësisht kësaj, Blerand Stavileci nga koalicioni PAN gjatë një konference në orët e pasdites ka njoftuar se nuk do të jenë pjesë e seancës së thirrur për të premten, siç ka thënë ai, pa u ndryshuar mentaliteti uzurpues i institucioneve.

Ndërkohë, pas bojkotit të PAN-it përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA konsideruan se ky koalicion nuk e ka synim formimin e institucioneve. Ata theksuan edhe një herë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, por megjithatë i bënë thirrje PAN-it që të vijë sot në seancë dhe t’i zhbllokojë institucionet, duke kandiduar një person tjetër për postin e kryekuvendarit, e jo Kadri Veselin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.