Elvana Gjata në Turqi… ndoshta një film
Elvana Gjata, mund të konsiderohet pa frikë emri më i lakuar i kësaj vere.
Këngëtarja është dalluar ndër vite për punën e shkëlqyer artistike në këngë, klipe dhe performancë. Por ç’ka e ka karakterizuar bukuroshen nga të tjerat është sharmi sensual që mbart.
Së fundmi Elvana është parë në qytetin e bukur të Turqisë, Stambollin. Mendimi i parë që na erdhi sapo e mësuam këtë lajm ishte “Mos vallë Gjata do të bëhet pjesë e industrisë kinematografike?!”.
Sikur të ishte e vërtetë ne do të ishim shumë të lumtur, pasi skenës turke do t’i shtohej një tjetër yll shqiptar.
Nuk na mbetet veçse t’i urojmë suksese të mëtejshme divës tonë.
(Kosova Sot)

