ARKATANA

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, vlerë e shtuar për paqen e sigurinë në Kosovë dhe rajon

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Lisen Bashkurti – Pas një rruge të gjatë diskursi politik në nivele lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, Republika e Kosovës krijoi ushtrinë e vet. Ky është një hap shumë i rëndësishëm në procesin shtetformues të Republikës së Kosovës si dhe një element themelor i sigurisë së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Me këtë akt Republika e Kosovës ka plotësuar kuadrin e institucioneve themelore shtetërore të saj.

E krijuar mbi bazat e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ushtria e saj e ka të përcaktuar misionin e vet. Ushtria e Kosovës ka karakter thellësisht mbrojtës nga qëllimi, objektivat strategjike, struktura ushtarake, kapacitetet njerëzore e logjistike. Ushtria e Kosovës do të ndërtohet mbi parime thellësisht demokratike dhe me përbërje multietnike, që reflekton karakterin multietnik të shoqërisë dhe të institucioneve demokratike të saj.
Ushtria e Republikës së Kosovës do të ndërtohet qysh në themelet e saj mbi parimet politike, demokratike dhe strategjike të NATO-s. Kjo për arsye se ushtria e Kosovës është krijuar më synimin madhor që t’i bashkohet Aleancës së Atlantikut të Veriut sa më parë që të jetë e mundur.

ARKATANA

Me këtë synim madhor për t’u bërë pjesë e NATO-s, ushtria e Kosovës do të jap një kontribut të shtuar për paqen dhe sigurinë në rajon dhe do të jetë e gatshme për të marrë pjesë dhe të kontribuojë në nismat që NATO-ja ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë në dobi të paqes dhe sigurisë në të ardhmen kudo në botë.

Ushtria e Republikës së Kosovës ka fatin të krijohet në një kohë kur Shqipëria, partneri më strategjik i saj është anëtare e NATO-s. Qenia e Shqipërisë në NATO do t’i ofrojë Kosovës gjithë përvojën e saj të vyer për ndërtimin e funksionimin e ushtrisë, për ndërtimin e funksionimin e sistemit të institucioneve demokratike të sigurisë, për eksperiencën e rrugës së integrimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut përmes PfP (Partneritetin për Paqen), MAP (Planin e Veprimit për Anëtarësim), sikundër do t’i japë mbështetjen e plotë në procesin e lobimit dhe votimit për anëtarësimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në NATO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.