Nuk ka rematch Joshua – Klitschko, ky i fundit pensionohet nga boksi
Befasi, por e vërtetë, nuk do të ketë rematch mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos.
Lajmi është bërë i ditur nga ish-kampioni i botës, Klitschko i cili e ka zyrtarizuar pensionimin nga ky sport.
41-vjeçari është i lumtur me atë se çfarë ka bërë deri tani për boksin, por në anën tjetër edhe i befasuar me atë se çfarë arriti gjatë karrierës.
“Kam arritur gjithçka që kam ëndërruar dhe tani dua që ta filloj karrierën time të dytë pas sportit. Unë kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të kem një karrierë kaq të gjatë dhe tepër të suksesshme”, ka thënë Klitschko.
Ukrainasi mechin e tij të fundit në karrierë e zhvilloi kundër Joshuas, ky i fundit e mposhti atë me nokaut./IndeksOnline/


