UBT

Komuna apelon tek qytetarët e saj për kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, apelon tek të gjithë qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së zjarreve. Me këtë rast drejtori Ensar Kadriu, duke konsideruar lartë rëndësinë e sigurisë publike, e posaçërisht jetës së qytetarëve, mbrojtjen e ekonomive familjare, pyjeve dhe ambientit në përgjithësi, bartë apelin për një kujdes të përgjithshëm kundër zjarreve.

“Duke e ditur rëndësinë e veçantë që ka siguria publike, siguria e qytetarëve të Gjilanit dhe prona publike e ajo private dhe në të njëjtën kohë duke parë potencialin e mundshëm për zjarre, si pasojë e pakujdesisë eventuale dhe temperaturave të larta të cilat po mbretërojnë në këtë kohë, apelojmë për një kujdes të shtuar të qytetarëve tanë. Të gjitha ekipet tona emergjente janë në gjendje gatishmërie për intervenim në rast rreziku për përhapje të zjarreve. Për fat të keq ditëve të fundit kemi një rritje të zjarreve fushore dhe pyjore, andaj lusim të gjithë qytetarët e Gjilanit që të jenë bashkëpunues dhe në rast të ndonjë zjarri eventual të lajmërojnë numrat kujdestar 193 dhe 112”, ka potencuar drejtori Kadriu.

Eco Higjiena

“Përhapja e zjarreve fushore pos tjerash dëmton rëndë edhe tokën bujqësore, pyjet, ambient në përgjithësi etj”, ka potencuar ai.

Ndryshe duhet të jenë të vetëdijshëm të gjithë zjarrëvënësit se në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës, inicimi i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm është vepër penale dhe sanksionohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.