United Hospital

Rexhep Selimi: E kam mik Ramush Haradinajn

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, thotë se kandidatët e koalicionit PAN, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, nuk i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend, por me deklaratat e tyre vetëm po mundohen ta paraqesin klimën e fituesve.

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, e pranon se e ka mik të mirë Ramush Haradinajn, por një miqësi e tillë nuk ia garanton këtij të fundit me automatizëm edhe votën për ta formuar Qeverinë e Kosovës.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ish-bashkëpartiaku i Haradinajt thotë se do t’u qëndrojë besnikë votuesve të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe kandidati i tij për kryeministër është Albin Kurti.

FIDANISHTJA

Një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku Kadri Veseli do të jetë kandidat për kryeparlamentar, Selimi shprehet i bindur se kandidatët e koalicionit PAN nuk do të arrijnë t’i marrin votat e nevojshme të deputetëve, pasi që nuk i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend, prandaj do të detyrohen që t’ia lëshojnë rrugën “Vetëvendosjes” dhe koalicionit LAA për t’i formuar institucionet e reja.

Megjithatë, gjatë votimit të kandidatëve të koalicionit PAN për kryeparlamentar dhe për kryeministër deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” nuk do ta bllokojnë seancën e Kuvendit e as të gjuajnë gaz lotsjellës, siç i kishin bllokuar disa herë seancat në Legjislaturën e pestë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.