PDK: Në QKMF të Gjilanit, vazhdon punësimi i militantëve të LDK-së dhe familjarë të drejtorit
Gjilan – Pushtetarët aktual të LDK-së në Gjilan, me bekimin e kryepushtetarit Lutë Haziri, fillim e mbarim janë marrë më punësime familjare dhe të militantëve të partisë së tyre.
Kjo dukuri vazhdon të jetë evidente në të gjitha segmentet qeverisës, varësisht nga mundësia e hapjes së vendeve të punës. Pas arsimit, dhe të ndonjë segmenti tjetër si absorbues të numrit të madh të punëtorëve, QKMF veçohet për punësime të tilla, keqpërdorime dhe për anomali të shumta prej kur LDK e ka pushtetin.
Në konkursin e fundit, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), drejtori i pushtetshëm i LDK-së, në QKMF, këtë fund-mandat, po e shfrytëzon për t’i rehatuar njerëzit e vet. Me këtë rast, tre punëtorë i ka punësuar në shërbimin teknik, dy prej tyre militant të LDK-së ndërsa tjetri është nip i tij (djali i vëllait).
Duke i parë të gjitha këto marrëzi të pushtetit, fund e krye të dështuar, qytetarët gjilanas, me padurim po e presin fundit e kësaj qeverisje, në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/


