Hidromorava

Sinani: Synim i qeverisjes komunale, ulja e shpenzimeve dhe realizimi i projekteve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Begzad Sinani ndër të tjera theksoi se gjatë qeverisjes në këtë mandat janë ulur shpenzimet si dhe janë realizuar shumica e projekteve të cilat kanë qenë synim i kësaj qeverisje, kurse disa nga projektet janë në implementim e sipër. “Këtyre ditëve jam i preokupuar me realizimin e projektit të ujësjellësit në cilin përfshihen disa fshatra : Roganë, Muçivërc, Hodonoc, Novosellë si dhe me projektin e realizimit të urës në fshatin Topanicë” tha Sinani.

Kuvendi i Komunës e mbajti seancën e shtatë të udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit Bajram Dërmaku. Pos kuvendarëve prezent ishin edhe kryetari i komunës Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Të gjitha pikat e parapara u aprovuan nga kuvendarët, por dy nga pikat ishin ato të cilat kuvendarët, gjegjësisht përfaqësuesit të opozitës ishin ata më të interesuar të debatonin duke kërkuar sqarime nga zyrtari i lartë financiar Naser Hashani lidhur me raportin gjashtë mujor të buxhetit Janar-Qershor 2017, si dhe Raportin e Auditimit për Raportin Financiar vjetor për Komunën e Kamenicës për vitin 2016.

Hashani, ndër tjerash tha se gjatë periudhës të gjashtë mujorit 2017, të hyrat komunale kanë qenë 361.411.57 mijë euro apo 2.08% më shumë se në vitin 2016.

Eco Higjiena

Të hyrat kryesore komunale janë të hyrat nga tatimi në pronë, nga të gjitha të hyrat tjera që ka një realizim prej 144.375.91 apo 25.75% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Diskutuesit kishin vërejtje me nivelin e realizimit të hyrave në disa drejtori komunale.

Sa i përket rekomandimeve të auditorit te jashtëm, për të cilat u debatua gjatë Hashani tha se jemi duke bërë përmbushjen e rekomandimeve të dhëna, ndërsa gjatë fjalës se tij, kryetari i komunës Begzad Sinani ndër të tjera theksoi se gjatë qeverisjes në këtë mandat janë ulur shpenzimet si dhe janë realizuar shumica e projekteve të cilat kanë qenë synim i kësaj qeverisje, kurse disa nga projektet janë në implementim e sipër. “Këtyre ditëve jam i preokupuar me realizimin e projektit të ujësjellësit në cilin përfshihen disa fshatra : Roganë, Muçivërc, Hodonoc, Novosellë si dhe me projektin e realizimit të urës në fshatin Topanicë” tha Sinani.

Për arritjen e këtyre sukseseve kryetari falënderoi edhe kuvendarët e kuvendit komunal të cilët kanë qenë konstruktiv dhe bashkëpunues gjë që ka ndikuar në qeverisjen transparente, të përgjegjshme dhe të suksesshme.

Kuvendarët e miratuan edhe planin komunal për personat me aftësi të kufizuara ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.