Uji Dea

BIK-u i Preshevës vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i KBI në Preshevë Sevdail Jakupi, i shoqëruar nga kryeimami Xhemaludi Hasani, sekretari Abedin Limani dhe arkatari Mumin Tahiri vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli, Naim Aliu dhe administrata e KBI në Gjilan.

Kryetari Aliu i njoftoi me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tyre në Preshevë derisa në takim u bisedua për mënyrat e bashkëpunimit dhe për përvojat e përbashkëta.

Fundamenti

Jakupi e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi bashkëpunim të plotë, në mënyrë që t’i realizojnë projektet e tyre të përbashkëta.

Ne fund të takimit në emër të KBI në Gjilan kryetari i dhuroi mysafirëve nga një ekzemplarë të librit të ribotuara nga KBI për Mulla Idriz Gjilanit dhe Librin “Dëshmi për Kohën” i cili flet për kontributin e KBI në Gjilan dhënë çështjes kombëtare gjatë periudhës 1990/99./rajonipress/