ARKATANA

Ja pse na vrau “shpresën” e liberalizimit, komesari Hahn!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Fadil Maloku – Ose, s’ka liberalizim, por, do ketë; tensionim, destabilizim, riintervenim, ristrukturim,… të Ballkanit Perëndimor.

Pikat e ugurzeza sorosiane, për Ballkanin Perëndimor, që presin të implementohen përmes (“kalit trojan”) Mr. Hahnit dhe trojkes; thaçi&vuçiq&rama

TENSIONIMI (përmes; korigjimit, taksave, arrestimeve, abstenimeve serbe..); ku do të krijohen alibi e pretekste nga më të ndryshme, vetëm e vetëm që të arrihet kulmi i një tensionimi (të kontrolluar dhe të menagjuar) ndëretnik;
DESTABILIZIMI (rreziku nga kërcnimi i sigurisë dhe stabilitetit rajonal..); më pastaj, qendrat globale (Washingtoni) dhe ato kontinetale (Brukseli), do e japin gjykimin e tyre për alarmin e rrezikut të sigurisē rajonale;

RIINTERVENIMI (i qendrave kontinentale e globale); Washingtoni dhe Brukseli, më pastaj në emër të sigurisë dhe stabilitetit, Serbisë dhe Kosovës, do i propozojnë dialogun (që nënkupton një ala Dejton të ri), si mjet të vetēm të ripajtimit dhe qetësisë rajonale;

Mobi Casa

RIPROFILIZIMI (sipas interesave të reja; globale, kontinentale e rajonale); dialogu, i përmasave ala dejtoniane, midis shumë paqartësive në rajon, e kinse me brisk biluri do shpërfaqë dhe riprofilizoj interesat (ruso-amerikane) globale, të Ballkanit;

RIKONFIGURIMI (demografik, gjeografik, e gjeostrategjik); qendrave vendimarrēse globale dhe kontinentale, me ekspertizat e tyre, matematikore, u duhet një rikonfigurim (lexo; pacifikim ndëretnik); social, ekonomik e kulturor, edhe shkaku se Brukseli, në mënyrë që situatat e dobësimit të ndikimit në “periferinë” e këtij rajoni (qē përherë është identifikuar si; arenë konfliktesh e “ca fiseve barbare”) të rikuperohen, dhe të mbahen nën rrogoz…;

RISTRUKTURIMI (rindarje e sferave të reja të interesit…); është në fakt, një rishpërndarje e re sverave të interesit, midis Washingtonit dhe Brukselit. Pra, një “plan B”, apo një alter ego e BE
ZHVILLIMI PROGRESIV, proces ky që pretendohet si një lloj “paqeje kantiane”, ku “qendrat”(SHBA-t dhe BE-ane) globale, do arrijnë marrëveshje afatgjata dhe konsenzus të plotë pêr dekada të tëra… Shqiptarët, që tani duhet t’i kenë përgjigjet (A.B.C), në këto sfida e rirreshtime të reja globale e kontinentale, ku gabimet eventuale mund shndrrohen në fatalitet…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.