ARKATANA

Matoshi: Koalicioni me PDK në Kamenicë nuk do të përsëritet, AKR synon fitore në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Zgjedhjet lokale po afrohen. Kamenica është njëra nga komunat ku gara për pushtet lokal është gjithmonë e fortë dhe ku pretendentë janë më shumë se dy parti politike. AKR që nga themelimi I saj ka qenë partia që ka garuar për një vend në garën e balotazhit. Kryetari i kësaj dege Fatmir Matoshi, gjatë këtij mandate ka qenë nënkryetar i komunës në një koalicion me PDK-në. Për Rajonipress, Matoshi thotë se partia e tij po përgatitet seriozisht për zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti.

“Për dallim nga viti 2013 ne tanimë mund të themi se do të ofrojmë për votuesit një listë shumë më kualitative dhe më profesionale të kandidatëve për asamble komunale, lista jonë ka në përbërje njerëz të gjitha profileve dhe profesioneve me një shtrirje të plotë gjeografike, do të dominojë gjenerata e re brenda listës tonë dhe janë emra të respektueshëm në komunitetet nga vijnë” thotë Kryetari i AKR-së Matoshi.

FIDANISHTJA

Ai sqaron se ende nuk është marrë vendimi për kandidatin për kryetar komune, “Unë e kam mbështetjen e plotë të partisë, poashtu edhe të Presidentit Pacolli, aktualisht po e shqyrtojë çështjen e kandidimit për ta udhëhequr komunën, është një vendim personal që do ta mendojë mirë dhe ta diskutojë edhe me familjen dhe miqtë, në rast se do të marrë vendim për t`i hyrë garës, atëherë këtë vendim do ta diskutojë me partinë dhe në veçanti me Presidentin Pacolli. Kam tri vjet e gjysme në pushtet lokal dhe kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, sidoqoftë gjasat janë shumë reale që kandidati i AKR-së të fitojë garën për kryetar komune, pavarësisht nëse do të jem unë ose dikush nga partia” thotë Matoshi.

Kamenica do të hyjë në vitin 2018 me kryetar të ri sipas Matoshit, “Është tashmë e ditur se ndryshimet në Kamenicë do të ndodhin, AKR-ja kësaj radhe do të kërkoj partneritet vetëm me ata që vërtetë e dëshmojnë se angazhimin politik e kanë për qytetarët e jo për vete. Koalicioni që patëm nuk do të përsëritet, as këtë mandat dhe si pasojë e këtij mandati as disa mandate pas këtij, PDK ka dëshmuar se partneritetet nuk i ka të sinqerta, koha është që PDK të shkoj në opozitë në Kamenicë” ka thënë Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.