Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t
Albian Ajeti e ka shënuar edhe golin e radhës dhe 7-in në Super Ligën e Zvicrës në Futboll, por vazhdon seria e dobët e Baselit, njofton Albinfo.ch.
Nënkampionët e Zvicrës u mundën 1:3 nga kampionët aktual, BSC Young Boys-i. Me Ajetin në ekip luajti edhe Taulant Xhaka dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të.
Benjamin Kololli edhe në javën e 16-të është regjistruar në listën e protagonistëve, kësaj here si asistues për golin e parë të FC Zürich-ut në derbin kundër FC Grasshoppers Züriuch-ut. Vendasit fituan me rezultat 2:0.
Te Zürich-u nga pesë futbollistë shqiptarë, katër luajtën, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni, Bledian Krasniqi nuk u aktivizua asnjë sekondë. Te GC-ja, Nedim Bajrami dhe Arlind Ajeti ishin titullar, kurse Gjelbrim Taipi dhe Bujar Lika vetëm në bankën rezervë.
https://www.albinfo.ch/ajeti-e-shenon-golin-e-7-te-kololli-e-regjistron-asistin-e-4-t/


