Fundamenti

Momente ‘kritike’ për Haradinajn e Veselin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) do ta dëshmojë përfundimisht nëse i ka apo jo votat ditën kur do të mbahet seanca konstituive më 3 gusht. Këtë të enjte mund të shihet qartazi nëse PAN-i ka bërë “pazare” apo jo me deputetët e partive të tjera për ta zgjedhur së pari kryetarin e Kuvendit e më pastaj për ta votuar Qeverinë.

Përderisa përfaqësuesit e PAN-it shprehen të bindur se i kanë numrat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit e për ta bërë Qeverinë, ata të “Vetëvendosjes” e të koalicionit LAA ritheksojnë se janë unikë sa i përket votës së tyre.

United Hospital

Ata madje kategorikisht thonë se nuk do ta votojnë as të nominuarin për kryeministër nga PAN-i Ramush Haradinajn e as kandidatin për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se po t’i kishte numrat PAN-i do t’i kishte formuar institucionet qysh moti. Megjithatë, sipas tyre, po që se një gjë e tillë ndodh dhe Qeveria formohet me rreth 61 deputetë, Kosova nuk do të ketë një qeveri aspak stabile./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.