Mustafi i mbyll pushimet, rikthehet në Arsenal
Shkodran Mustafi i ka mbyllur pushimet dhe është rikthyer në stërvitjet me Arsenalin.
Fituesi i Kupës së Konfederatave së bashku me Alexis Sanchezin kishin pushim më shumë për shkak të pjesëmarrjes në këtë kompeticion.
Mbrojtësi shqiptar sot iu është bashkuar klubit “topçinj”, ndërsa ka kohë që të stërvis vetëm një javë deri në finalen e Super Kupës së Anglisë kundër Chelseat.
“Dita e parë pas rikthimit në klub, dhe po ndihem mirë si gjithmonë. Së shpejti do të shkoj në Emirates t’i përshëndes shokët e mi”, ka shkruar Mustafi.
Sot Arsenali zhvillon miqësoren e fundit kundër Sevillas, ndërsa mund të ketë befasi që edhe Mustafi të paraqitet./IndeksOnline/


