Trajneri Adil Maliqi kryen me sukses operacionin e këmbës
Gjilan – Shumë të pakët janë trajnerët shqiptar që udhëheqin skuadrat ndërkombëtare të futbollit. Trajneri nga Busavata e Dardanës, Adil Maliqi, me mjaft sukses ka bër operacion këmbën e djathtë në spitalin Bulach të Zvicrës.
Maliqi i cili me sukses të madh po udhëheq skuadrës SV Wurenlos, me herët kishte pësuar një lëndim duke e detyruar që ti nënshtrohet një operacioni “Likur traspalcition”
“E kam pasur një lëndim jashtëzakonisht të rënd, për një kohë më ka larguar nga fusha ky lëndim dhe më ka shkaktuar mjaft probleme serioze, por fal personelit mjekësor të cilët janë shumë profesionist tani kam kryer këtë operacion mjaft të papërshtatshëm duke shpresuar se çdo gjë tani do të jetë në rregull”, ka bërë të ditur trajneri Adil Maliqi.
31 vjeqari Maliqi ka bërë të ditur se sa shumë i ka munguar loja e futbollit dhe futbollistët e tij.
“Gjithmonë jam me mendje tek familja ime dhe tek skuadra të cilën e drejtoj, do të rikthehem fuqishëm në fushën e blertë të futbollit duke dhënë kontributin tim për rezultate edhe më të mira në lojën e futbollit tek skuadra SV Wurenlos”, thotë i bindur Maliqi./rajonipress/


