Ura dhe rruga për në fshatin Stublinë të mjerueshme
Gjilan – Sadat Salihu kryetar i pikës së LVV dega në Miresh thotë se qytetaret po pyesin a duhet të ndodhe ndonjë fatkeqësi për të rindërtuar këtë rrugë. Edhe ashtu ishte premtim i Lutes, por siç dihet të shumta premtimet në fshatin Miresh asnjëra nga to nuk është realizuar.
“Ura dhe rruga që lidh fshatin Stublinë tash më janë në gjendje të mjerueshme. Kjo rrugë të qon për në disa fshatra siç janë: Pogragja, Stublina, Dobrosini, por edhe mund të shkohet edhe për Bujanoc përmes pikë kalimit në Dobrosin” thotë Sadat Salihu.
Salihu thotë se ura duhet të shiritohet nga komuna dhe policia sepse paraqet rrezik për jetën e kalimtarëve, kurse rruga nuk donë koment sepse ajo ka katër vite që pushteti i Lutës nuk e ka vizituar brezin kufitar. “Vërtet është një shqetësim me shumë arsye se si një qeverisje komunale injoron fshatrat kufitare. Gjithkund dhe në çdo pushtet brezi kufitar ndihmohet në forma të ndryshme, por harta e Lutës nuk e njeh këtë logjikë. Zyrtarët e Lutës në vend se të vizitojnë këto fshatra kufitare, ata tërë kohën qëndrojnë nëpër vizita turistike e ecje nëpër Kosovë” shprehet me ironi Salihu.
Salihu thotë se me qeverisjen e LVV do të trajtoheshin më me dinjitet të gjitha rrugët e Mireshit dhe fshatrave derisa problemi i urës dhe asfaltimi i rrugës do të realizoheshin pa problem./rajonipress/


