HW

Si ta mposhtni pagjumësinë pa ilaçe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pagjumësia paraqet një problem të madh, mundet të na ngadalësojë në jetën e përditshme dhe në funksionimin ditor normal. Përkundër kësaj, shumë njerëz shmangin ilaçet e gjumit.

Provoni qasjen popullore. Kundër pagjumësisë duhet të filloni betejën disa orë para se të shkoni në shtrat. Për fillim duhet të hani ushqim të pasur me substancën triptofan, me aminoacide që prodhojnë serotoninë, e serotonina ndihmon të futemi në gjumë.

Ushqimi i pasur me triptofan është mishi i pulës, gjeldetit dhe bananet. Nga ana tjetër, karbohidratet i ndihmojnë triptofanit që më lehtë të vjen deri në tru, kështu që me këto ushqime mund të konsumoni edhe një gotë qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë apo keksë.

Mobi Casa

Para gjumit shmangni shujtat e mëdha sepse ju nevojitet më shumë kohë të tretni gjithçka e kjo ju pengon një gjumë cilësor. Ushqimi i erëzuar dhe shumë i ëmbël po ashtu nuk është ide e mirë. Kjo mundet t’jua irritojë stomakun, derisa sheqernat mund t’ju bëjnë hiperaktiv.

Valeriana është një bimë e njohur që ndikon kundër pagjumësisë. Para gjumit mund të konsumoni dy kapsula apo të zieni edhe çaj nga kjo bimë për një gjumë të rehatshëm.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.