Vitia dhe Fonacioni Kosovë Luksemburg ndihmojnë dy biznese me pajisje të punës
Viti – Në kuadër të projektit për Zhvillimin e komuniteteve i cili po implementohet në dy fshatra të Komunës së Vitisë, gjegjësisht në Sadovinë të Jerlive dhe Gërmovë dhe atë në vazhdën e realizimit të shumë projekteve të cilat po realizohen në bashkëpunim të Komunës së Vitisë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg sot u bë pranim – dorëzimi i pajisjeve për zdrukthuari për një biznes në Gërmovë dhe i pajisjeve për shtrimin e kubëzave të betonit për një biznes në Sadonivë të Jerlive.
Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe Zyrtari komunal, Ahmet Sylejmani dhe z. Izjah Ademi zyrtar i projektit nga Fondacioni Kosove Luksemburg./rajonipress/


