United Hospital

Të martën në Gjilan nis faza e tretë e dezinfektimit hapësinor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Të martën, më 1 gusht 2017, në Gjilan do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Nga bletarët kërkohet që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se dezinsektimi do të bëhet nga ora 20:00-24-00.

Eco Higjiena

Përndryshe, deri më tani janë kryer dy faza të dezinsektimit, më 16 qershor dhe më 8 korrik, për katër ditë me radhë.

Aksioni organizohet nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa realizohet nga kompania “Fauna”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.